Ju flet Moska - Pse Erion Veliaj dhe Ajola nuk i kanë bërë mesazh kolegut ukrainas dhe gruas së tij

Pse Erion Veliaj dhe Ajola nuk i kanë bërë mesazh kolegut ukrainas dhe gruas së tij ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Erion Veliaj kujdeset shumë për imazhin e vet dhe të gjithë e vënë re që e bën lajm ose e sajon me çdo veprim që bën. Është i varur pas imazhit të vet publik.

Në 12 mars të këtij viti Veliaj ka shpërndarë një postimi të Linda Ramës, ku duket një video-mesazh i drejtuar gruas së presidentit ukrainas, Zelenskit.

Veliaj nuk ka bërë të njëjtën gjë me Klitchon dhe rinisë së Kievit, edhe pse është kryebashkiaku i Rinisë së Evropës. Pse nuk i ka bërë një video-mesazh?

Erion Veliaj i ka vënë një rruge edhe emrin “Ukraina e lirë”, por edhe Putini thotë se e do Ukrainën të lirë dhe do ta çlirojë nga ukrainasit si Zelenski dhe Klitcho.

Në fakt Veliaj ka një inat të madh me Klitchon sepse ai është kundër homoseksualëve. Dihet se është një qëndrim i njohur i tij.

Klitcho kur ka marrë vesh që Veliaj që vishet kështu, ka folur me shumë përbuzje për politikanët që përdorin homoseksualitin për të bërë karrierë.