FOTO/ Protestuesit mblidhen tek sheshi "Skënderbej", Policia blindon kryeministrinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 11:13
Ndërsa protestuesit po vijojnë të mblidhen në sheshin “Skënderbej” policia ka shtuar forcat e sigurisë pranë kryeministrisë.
Ata kanë përpara një pankartë të madhe ku shkruhet “Boll na vodhët!”
Protestuesit i bëjnë thirrje protestuesve për qëndresë ndërkohë që dhjetra makina policie janë vendosur në krah të kryeministrisë.
Dera e godinës është mbrojtur me struktura metali. Edhe lart në tarracën e kryeministrisë ka policë, informon gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
Foto: LSA


