Deputetët që u laguan nga Basha janë afruar me Berishën? Ja si përgjigjet Albana Vokshi

Deputetja e PD, Albana Vokshi, pohoi se deputetët që braktisën Lulzim Bashën, pas zgjedhjeve te pjesshme vendore të 6 marsit, janë takuar me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për Ora News, Vokshi tha se palët duhet të bashkohen në mënyrë që të ketë një opozitë reale.

Ajo tha se qeveria e Ramës duhet t’i ketë ditët e numëruara.

Albana Vokshi: Në dijeninë time po kanë ardhur dhe e kanë takuar, vazhdojnë vijmë. Ne kemi qenë në kontakte të vazhdueshme, nuk jemi armiq. Kushti i vetëm që të vihet në Komisionin e Rithemelimit është vota. Ne duhet të jemi bashkë, duhet të flasim me një zë, për të bërë një opozitë reale. Kjo qeveri duhet t’i ketë ditët e numëruara, për shkak të keqadministrimit dhe keqqeverisjes.