Protestuesja, Ramës: Ik, merr dhe Lul Bravën e shko me pushime në Dubai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 12:43
Prej orës 11:00 protesta vijon para kryeministrisë. Protestues të ndryshëm mbajnë fjalimin në foltoren e improvizuar. Ata bëjnë thirrje për të qëndruar në shesh dhe për të mos u larguar edhe gjatë natës.
Pedagogia Ilirjana Kuçana: “Kryeministër arrogant intrigant, të marrë dhe Lul Bravën e të shkojë me pushime në Dubai. Shqipëria kërkon burra shteti. Qëndroni gjatë gjithë natës.
Aktivisti, Arlind Qorri, tha se po protestohet për shtet social kundër shtetit policor, për shtet social kundër oligarkisë dhe i bëri thirrje të gjithëve për të mos u larguar por për të qëndruar aty.
“Kryeministër nuk e meriton, hap krahun për rininë, se nuk ke ndihmuar as rininë, as gazetarët, as fermerët” tha një protestues.

