"Rama nuk është i sinqertë", Beqiraj: Vetëm një ditë e bleu energjinë me 500 €, sot çmimi ka rënë shumë

Në kuadër të masave për kursim Rama tha se parashikohet të bëhet një tjetër mbledhje e qeverisë ku dita e hënë të jetë pa makina ose tre ditë punë nga shtëpia duke sjellë si shembull ditët e para të pandemisë.

Ish zëvendës ministra e Financave, Irena Beqiraj e ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma fillimisht u ndal te deklaratat që bëri kryeministri Rama për përballimin e krizës së çmimeve. Dita e hënë deklaroi kryeministri do jetë pa makina dhe ndoshta për 3 ditë në javë njerëzit do punojnë nga shtëpia.

Beqiraj: Të punojnë punonjësit 3 ditë nga shtëpia, apo të detyrohen mos dalin një ditë apo dy ditë me makinë në fakt është thjesht një zhvendosje e shpenzimeve në ditë të caktuara. Këto shpenzime do t'i bënte shteti për ngrohjen, ndriçimin gjatë kohës së punës apo do ta bëjnë individët vetë nga shtëpia. Pra është thjesht një zhvendosje e kostove. Ajo që është vendosur për tu harxhuar dhe duhet harxhuar do harxhohet. Çështja është a do ta mbajë këtë peshë shteti apo individi. Kjo është çështja.  

Paketa e Rezistencës e prezantua nga kryeministri do të jetë vetëm për 3 muaj. Po a mjafton kjo paketë dhe a do duheshin të merreshin masa për më gjerë?

Zonja Beqiraj tha se paketa ka qenë një miks numrash interesant sepse aty ka pasur një përzierje të shifrave apo parashikimeve që ishin bërë në buxhetin e vitit 2022.

Bneqiraj: Ajo që mbetet si shtesë në këtë paketë janë dy gjëra, bonusi prej 3000 mijë lekë për një pjesë të pensionistëve dhe shterave në nevojë dhe shtesa prej 0.73 miliard ose 730 milion lekë tek indeksimi i pensioneve. 77% e gjithë ndihmës ose 20 miliard shkon për sektorin e energjisë elektrike. Kësaj pakete për mua i mungonte sinqeriteti. I mungonte sinqeriteti për sa i përket ndarjes së shifrave. Qeveria ka faktet e veta që nuk përkojnë me realitetin. Qeveria thotë që unë po e blej energjinë elektrike me 500 euro Megawattin, ndërkohë po t'i referohesh të dhënave janar-shkurt energjia është blerë me 186 euro Megawattin. Vetëm një ditë ka qenë 540 euro Megawatti dhe kjo ka qenë data 8 mars. Në të gjitha ditët e tjera çmimi ka rënë shumë, sot ka qenë 232 por është stabilizuar mesatarisht te 248. Nuk e kuptoj ku bazohet kjo që do blejmë energji me 500 apo me 1000 euro.

Zonja Beqiraj shtoi se prodhimi për të gjithë familjarët dhe biznesin e vogël në Shqipëri prodhohet nga prodhimi vendas.

"Prodhohet me 11 euro. Nëse fusim të gjitha kostot e shpërndarjes dhe kostot operative, 81 euro shitet", tha ajo.

Në gjykimin e zonjës Beqiraj, kryeministri dhe qeveria nuk janë të qartë, transparentë dhe të drejtë në atë që thonë, pasi sipas saj faktet janë fakte.