Rama quan protestuesit "Alienë", Vasili: Palaço kryeministër! Mik i ngushtë i Vuçiç, përfaqëson interesat e Rusisë

As përgjysmimi i taksave për pagat deri në 50 mijë lekë në muaj e as 3 mijë lekëshi për pensionet apo bordi për çmimi i karburanteve dhe të ushqimeve nuk i ka kënaqur protestuesit të cilët njoftuan se do dalin nesër, 19 mars sërish në shesh.

Kreu i qeverisë sërish i quajti ‘turp” këto protesta.

“Të vraposh, të protestohet në mes të kryeqytet si alien është turp shumë shumë turp” tha Rama në një takim me përfaqësues të shoqatave të transportit.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se "kemi të bëjmë me një kryeministër bandit dhe palaço."

Vasili: Problemi qëndron këtu. Ne kemi një kryeministër bandit. Vetëm një bandit, një palaço kryeministër mund të guxojë që njerëz të cilët dalin protestojnë për bukën e gojës t'i akuzojë si agjentë rusë. A keni parë më palaço burrë se ky? Ata janë njerëz të zakonshëm, njerëz të thjeshtë, njerëz punëtorë që i ka ardhur shpirti në majë të hundës. Marrin mikrofonin dhe flasin vetë. Këta qenkan agjentë rusë ndërsa ky palaçoja që fle në një krevat me Vuçiçin, ky nuk është agjent i Rusisë.

Ky s'ka nevojë të kërkojë agjentë rusë, të hapë sytë çfarë bën Maqedonia, çfarë bën Kosova, Italia, Greqia për çmimet?  Ky palaço në vend t'i japë përgjigje çmimeve, ka mbushur arkën nga gjaku e djersa e shqiptarëve. Ky është një zuzar që ka rrëmbyer pushtetin dhe e shpërdoroi në dëm të qytetarit më të thjeshtë. Nëse ka një njeri që simbolizon dhe përfaqëson interesat ruse ky është Edi Rama, miku i ngushtë i Aleksandër Vuçiç.

Vasili u ndal dhe te deklarata e ministres së Financave Delina Ibrahimaj e cila deklaroi se 130-140 euro mjaftojnë që një person në Shqipëri mos konsiderohet i varfër. Deputeti i LSI-së tha se këto janë deklarata të pacipa të dikujt që vetëm ministre nuk mund të quhet.

Vasili: Janë nga ato turpet e mëdha të Edi Ramës që vë të tillë njerëz.

Zoti Vasili i bëri thirrje qytetarëve të protestojnë pa u lodhur sepse sipas tij gjuha e arsyes me kryeministrin Rama nuk funksionon, por funksionon gjuha e forcës nëpërmjet protestës