"Plotëso kërkesat ose dorëhiqu!" Protestuesi: Një Kryeministër tjetër nga PS, nuk duam anarshi
Para se të marshonin nga sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë protestuesit i kujtuan dhe një herë kërkesat e tyre kryeministrit Edi Rama.
Ata thonë se mosplotësimi i kërkesave do të thotë dorëheqje e qeverisë Rama dhe zgjedhja e një kryeministri tjetër nga radhët e PS.
"Mosplotësimi i kërkesave do të thotë dorëheqje e qeverisë Ramoviç dhe kabinetit të tij dhe zgjedhja e një kryeministri brenda PS. PS ka akoma elementë të duhur. Nuk duam anarshi por një Shqipëri demokratike. Është me rëndësi që kërkësat të plotësohen dhe qytetarët të na bashkohen derisa Ramoviçi të plotësojë kërkesat ose të shporret. Nuk ka negociata. Ne do të vazhdojmë protestën por varet dhe nga reagimi i shqiptarëve. Duhet qëndresë".
Kërkesat e protestuesve
-Heqja e taksës së qarkullimit dhe pezullimi i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit
-Pezullimi i TVSh-së për produktet bazë të shportës
-Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët
-Një paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës
-Hetim dhe mbikqyrje të koncesioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg, veçanërisht në sektorin e hiodrokarbureve.

