“Nuk je i varfër nëse merr 130-140 euro” përgjigjet Ibrahimaj: Jemi për të folur për krizën
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është përgjigjur sot edhe lidhur me deklaratën e saj, se me 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i varfër.
Ajo tha se sot ka dalë në konferencë për shtyp lidhur me krizën dhe jo mbi deklarata duke shtuar se ky është momenti për të folur për produktet e shportës.
Ibrahimaj: Sot jemi për të folur për krizën, deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor. Kam teknikalitete në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues , por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat. Sot është momenti për të folur për produktet e shportës.
Kujtojmë se Ibrahimaj tha gjatë transmetimit të një emisioni televiziv se që një person të mos konsiderohet i varfër duhet të gjenerojë 130-140 euro.
Ibrahimaj: Ne kemi një përllogaritje të familjes mesatare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi. Patjetër kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person.

