Vokshi: Elmar Brok u thirr nga Basha, do që të fitojë kohë. Zgjidhja që dha eurodeputeti për PD
Deputetja e PD, Albana Vokshi, është shprehur se forca e saj politike politike po rithemeleohet dhe se brenda partisë ka zhvillime të brendshme.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Vokshi tha se Lulzim Basha duhet të largohet nëse ka dinjitet.
Albana Vokshi: Lajmi i mirë është se edhe opozita po rithemelohet, kemi zhvillime të brendshme brenda PD. Me lëvizjen e foltores u rikthye vota. Me votë të lirë do të zgjidhen dhe forumet drejtuese të PD. E shohim emergjente riorganizimin e strukturave të PD. Duhet thënë se në vitet e fundit kishte lënë për të dëshiruar, kishte anëtarësi fiktive, apo kishte seksione që nuk ishin efiçente.
Basha është shkarkuar. Sot është marrë një vendim për statutin e korrikut për ndryshimet statusore në Kuvendin e PD, të 17-korrikut. Kjo i hap rrugë edhe statutit të ndryshuar të miratuar të 11 dhjetorit. Presim që vendimi të merret sa më shpejt aq më mirë. Lulzim Basha duhet thjesht të ikë. Të lërë selinë e blinduar dhe të sekuestruar nga Edi Rama. Ky i fundit po ashtu e ka ndihmuar për të mbajtur vulën dhe siglën. Basha nëse i ka mbetur dhe një fije e fundit dinjiteti duhet të ikë dhe të lëshojë karrigen dhe të garoj.
Ndër të tjera Vokshi u shpreh se Eurodeputeti dhe përfaqësuesi i Partisë Popullore Europian Elmar Brok, erdhi në Tiranë pasi u thirr nga Lulzim Basha. Sipas saj Brok ka thënë që zgjidhja e vetme për situatën e PD është që Berisha të jetë në krye të kësaj partie.
Albana Vokshi: Kam dëgjuar mbrëmë Berishën i cili ka konfirmuar faktin se ish-europarlamentari Elmar Brok ndodhej në Tiranë këto ditë, i thirrur nga Lulzim Basha. Nuk e di se çfarë po kërkon. Basha po iu lutet deputetëve që t’ë ju japë kohë dhe besoj që edhe misioni për të cilën është thirrur, Brok ka qenë ky për të fituar kohë. Di që në përfundim të gjitha takimeve, Berisha tha se Brok, kishte ardhur me tjetër mendim në Tiranë, por zgjidhja e vetme kishte qenë që Berisha të zgjidhej në krye të PD.
