Berat, disa ditë pas protestës shoqërohen në polici dy imamët e qytetit dhe një aktivist
Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot pa asnjë shkak organizatorët e protestës.
Bëhet fjalë për dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora.
Tre përfaqësuesit e kultit musliman, pas dhënies fund të protestës kërkuan largimin paqësor të qytetarëve dhe shpërndarjen e tyre.
Ata nuk ishin pjesë e grupimit të njerëzve që bllokuan rrugën dhe u përplasën fizikisht me policinë.3 të shoqëruarit janë ende brenda ambienteve të DVP-së Berat dhe ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të tyre, ndërkohë që familjarë, të afërm dhe përfaqësues të Myftinisë Berat ndodhen përpara godinë së policisë së Beratit.
Aktivistët e shoqërisë civile dhe besimtarët musliman: Isuf Braho dhe Edmond Shosha, bëjnë apel për lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve pasi në të kundërt, ata deklarojnë se shoqëria civile dhe komuniteti musliman do të reagojnë ashpër.
Sipas tyre, shoqëri i 3 personave është i paligjshëm dhe presion për të mos reaguar dhe për të penguar fjalën e lirë.

