Rama tentoi ti nisë me pushime para protestës, studentët nuk lëvizin nga Tirana: Përditshmëria jonë është këtu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 11:36
Zemergjerësia e kryeministrit Edi Rama për ti nisur me pushime studentët para protestës së kësaj të shtune nuk i ka tunduar ata.
E tillë ishte dhe kjo studente, e cila ndërsa ju bashkua protestuesve në sheshin "Skënderbej" tha për Ora News se përditshmëria e saj është këtu ndaj dhe po e ngre zërin që ajo të jetë më e mirë nga sa është.
"Patjetër që do të rrimë këtu sepse bëhet fjalë për përditshmërinë tonë që ajo të jetë më e mirë. Ndryshe do të vendosë Rama se çfarë do të bëhet me ne, ne duhet të vendosim vetë për atë çfarë duhet të bëhet me të përditshmen tonë".
Sa i takon skenarit të protestës, studentja tha se do të shkojnë si çdo herë te Kryeministria por nuk e di sesi do të procedohet më tej.


