Deputeti Korreshi në protestë me familjen: Jam si qytetar, çdo gjë ka prekur fundin dhe shqiptarët votuan prapë Edi Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, sëbashku me familjen e tij ju bashkua sot protestës para kryeministrisë.
Për gazetaren e Ora News, Fjorela Beleshi, ai tha se ndodhet si qytetar në shesh ndërsa akuzoi qeverinë për abuzim me çmimet.
Shembull solli ndërrimin e çmimit të naftës tri herë brenda natës.
Ai tha se vendi ka prekur fundin por nga ana tjetër qytetarët votuan sërish Ramën më 6 mars.
Korreshi: Po protestoj si qytetar i thjeshtë me familjen time. Është një abuzim i madh ku brenda natës ndërrohet tre herë çmimi i naftës çfarë mund të thuash kur gjithë njerëzit vuajnë, kur fermerët vuajnë, ku çdo gjë ka prekur fundin. Nuk e di çfarë mund të them. Por njerëzit qenkan, nuk e di.., në këto zgjedhje votuan përsëri Edi Ramën, ndoshta nga frika, dhuna e presioni. Unë i përgjigjem thirrjeve të çdo qytetari në çdo kohë, moment apo stinë. Më vjen mirë që qytetarët reagojnë. Ka humbur shtresa e mesme.

