Zjarr në Elbasan, digjet një sipërfaqe me shkurre, rrezikohen disa banesa

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Vidhas në Elbasan. Burime për Ora Neës, bëjnë me dije se drejt vendngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e flakëve.

Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, por rrezikon të mbjella, drufrutorë e madje edhe disa banesa që ndodhen aty pranë.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është edhe policia.