Rritet dhe çmimi i ujit
Pas rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve të shportës tashmë rritje ka pësuar edhe uji i pijshëm. Në markete një bidon 5 Litër kushtonte 100 lekë ndërsa sot qytetarët duhet të paguajnë edhe 20 lekë më tepër. Ata thonë se faturat janë të papërballueshme dhe kërkojnë menaxhimin e tregut.
Mjekët rekomandojnë që të pini sa më shumë ujë por qytetarëve tashmë u duhet të shtojnë dhe 20 lekë me shumë për të blere një bidon ujë.
Pas rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve të shportës tashmë shtrenjtohet dhe uji. Në markete një bidon 5 Litër ujë kushtonte 100 lekë ndërsa sot qytetarët duhet të paguajnë edhe 20 lekë më tepër. Rritja e çmimit është papërballueshme për qytetarët."Askush nuk i përballon dot, ne kemi muaj që po provojmë rritjen e çmimeve. Paga e pensionistit është minimale."
"Po ka shkuar, çfarë t'i bëjmë, duhet të pimë."
"Çfarë t'i bëjmë qeverisë?"
"Me çfarë t'i përballojmë, pensionet janë shumë të vogla. Shumë keq është gjendja."
"Kjo është vjedhje."
Ndërkohë një bukë nga 80 lekë ka shkuar në 100 lekë e në disa furra dhe 120 lekë.
Vaji lulediellit ka arritur rekord duke shkuar në 408 lekë. E njëjta gjë vlen për sheqerin. Nga 75 lekë kilogrami ka shkuar në 110. Mishi ka pësuar shtrenjtim prej 100-200 lekësh.
Nga 900lekë/kg qe ishte ka shkuar në 1000-1200 lekë për kg e kjo ka bërë që dhe nënproduktet e tij të pësojnë një rritje duke bërë që konsumatorët paguajnë më shumë .

