Skandali/ Në sy të policisë dhe në mes të Tiranës 4 mijë vepra të trashëgimisë u transportuan në apartament
Trashëgimia shpirtërore, kulturore dhe arti shqiptar ndër shekuj e vite u gjenden në pak metër katror në Tiranë
Janë 4 mijë objekte të çmuara, piktura, vepra arti, ikonostase me vlerë të paçmuar u zbuluan në nëj banes në kryeqytet që dyshohet se do të trafikoheshin.
Piktura “Bariu me shkop” që i përket vitit 1935 e Andrea Kushit duhej të ndodhej në Galeri të Artit apo në ruajtje nga shteti por në fakt u gjend në një shtëpi.
Ky iconostas nuk dihet se ku ësshtë vjedhur por është ngjitur në ndërtesë pa asnjë problem në sy të të gjithëve.
Një veshje argjendi i priftërinjve dhe objekte të tjera që përdoren në meshë u gjendën po këtu.
Madje dhe afreske që në muzetë e veçanta jemi mësuar ti shohim si të realizuara në vitet 1300
Piktura që vetëm ekspertët duhet të dinë se ku janë marrë, grabitur apo shitur
Policia e ka cilësuar një aksion të madh e qëllimisht iu server vetëm një medie.
Por nuk ka sqarim se si nën hundën e forcave të rendit u grumbullua një pasuri e tillë.
E mbetet për tu parë nëse fluska do të shndërrohet si rasti i Mihos që akuzoi se shteti i grabiti mjaft objekte.




