Ndihma nga Pogradeci në Ukrainë, dhjetëra ton veshje dhe ushqime mblidhen për refugjatët

Teksa e gjithë bota është duke u solidarizuar me popullin e Ukrainës, i cili po zhvendoset masivisht nga lufta, në Pogardec po mblidhen ndihma për familjet e prekura nga lufta atje.

Bota po përjeton krizën më të shpejtë të refugjatëve në histori teksa miliona ukrainas janë duke u larguar nga lufta.

Teksa shumica e vendeve të globit janë mobilizuar për të ndihmuar Ukrainën, edhe në Pogradec ka nisur mbledhja e ndihmave.

Këto kuti me veshmbathje dhe me ushqime do të dërgohen nëpër kampet e refugjatëve të ukrainasve.

Mentor Rama, pastor dhe drejtues i një fondacioni, thotë se kriza është në mesin tonë, ndërsa gratë dhe fëmijët janë në fokusin kryesor.

Madje kisha ka ndarë edhe para ngs buxheti i saj në ndihmë të qytetarëve ukrainas.

"5 mijë euro nga buxheti ynë për blerjen e ushqimeve për ata njerëz".

Që kur ka nisur kriza në Ukrainë me 24 shkurt teksa forcat ushtarake ruse ndërhynë ushtarakisht atje, në vendin tonë ka nisur mbledhja e ndihmave humanitare për popullsinë atje.