Mashtrimi me call center/ Mashtruan mbi 2 mijë qytetarë, vlera e dëmit 5 milionë euro. Emri i administratorit

Shqipëri dhe Gjermani ka vënë në pranga 28 persona të akuzuar për mashtrime kompjuterike në fushën e call centerave ndërkohë që 34 persona të tjerë me detyrë si operatorë do të hetohen ne gjendje të lirë .

Të arrestuarit janë punonjës dhe dhe drejtues të subjektit BLUENERGYCALL SHPK që ushtronte në Shqipëri aktivitetin që në vitin 2018. Policia tha se bëhet fjalë 2 mije shtetas të mashtruar kryesisht gjermanë me një shumë në total prej 5 milion euro.

Me urdhër të SPAK policia ka ushtruar kontoll në 8 ambjentet e këtij subjekti, tek rruga e Kavajës, në Tiranë ku janë sekuestruar pajisje kompjuterike, sisteme elektronike dhe prova të tjera materiale që dokumentojnë se “BLUENERGYCALL SHPK” me seli në Tiranë, ushtronte aktivitetin e “Call Center”, në platformat elektronike mashtruese “BrokerZ” dhe “Globalix”.

Në dosjen hetimore thuhet se nga keto ambjente kishte persona që kontraktonin me persona të dëmtuar në Gjermani dhe vende të tjera me pseudonime.

Sapo të mashtruarit regjistroheshin ne platformë me emër mbiemer email numrin e telefonit autorët e kontaktonin menjehere në telefon dhe krijohej nje bazë besimi me klientin e pretenduar. Fillimisht viktimat tundoheshin të investonin në sasi të vogla me premtimin se brokeri i pretenduar i faqes së investimeve do te realizojne nje fitim të math me investimen e  aksioneve dhe te valutave te kriptuara.

Ky premtim sipas prokurorisë ishte bazuar ne platformën fiktive e cila kishte për qëllim mashtrimin e viktimave nëpërmjet sistemeve kumpjuterike për përfitime te padrejta ekonomike.

Pas analizimit dhe vlerësimit të provave të grumbulluara është bërë ndalimi i 15 (pesëmbëdhjetë) shtetasve dhe konkretisht administratorit të subjektit Erjon Kasmi, shtetasit Xhulian Xhafa me funksion IT-programues elektronik dhe 13 shtetasve të tjerë me funksion “Retention (menaxherë të sallave, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”. Ndërkohë që 34 operatorë të tjerë po hetohen ne gjendje te lirë.