Shtëpitë “peng” i letrave të Bashkisë, protestë në Lezhë për vonesat e procesit të rindërtimit pas tërmetit

16 familje të prekura nga tërmeti i 26 mëntorit 2019 në Lezhë ende nuk kanë shtëpine tyre për burokraci. Pallati ku ata do të strehohen ka përfunduar që në muajin dhjetor, por apartamentet nuk janë shpërndarë për shkak të problemeve me dokumentacionin.

Pallati 88 në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës ishte i pari që u rindërtua me donacione, pas tërmetit të 26-nëntorit të vitit 2019.

Punimet kanë përfunduar që prej muajit dhjetor të vitit që lam pas,  por objekti qëndron i mbyllur.

Asnjë nga 16 familjet nuk kanë hyre ende në shtëpitë e reja.

Përballë kësaj situate banorët u ngriten në protestë, duke kërkuar çelësat e apartamenteve që sipas tyre kanë nisur të dëmtohen.

"Që prej Vitit të Ri kemi pasur për tu futur brenda, asnjë shpresë nuk na kanë dhënë."

"Po prishen dhe amortizohen."

"E kanë prishur rreth e qark pallatit katin e parë fëmijët e lagjes, ka dashur roje. Është gjynat të prishet pallati i ri."

Thonë se janë ankuar disa herë në Bashkinë Lezhë, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.

"Kryetari thotë prisni. Po e copëtojnë pallatin, e kanë bërë vrima-vrima."

Burime nga Bashkia Lezhë thonë se vonesat janë krijuar për shkak të problemeve me dokumentacionin.

Çështja thuhet se është zgjidhur dhe brenda javës që vjen do të hidhet shorti për shpërndarjen e apartamenteve.