Basha rikonfirmon gatishmërinë për hapin pas: Gjithçka për bashkimin e PD

Në një prononcim të shkurtër nga selia blu, Lulzim Basha ka konfirmuar dhe njëherë gatishmërinë e tij për të bërë gjithçka për të bashkuar PD.

"Dua ta konfirmoj para demokratëve, unë mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar PD".

Nga ana tjetër, ai shtoi se është mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i Partisë Popullore Europiane për PD dhe demokratët.

Më herët Ora News raportoi se Elmar Brok ka pasur takime dje me ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD Basha ndërsa sot është takuar me Jorida Tabakun.

Më herët gjatë ditës edhe ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se po punon intesivisht për bashkimin e kësaj partie dhe demokratëve por shmangu komentet për Lulzim Bashën.

Pak ditë më parë grupi parlamentar i PD i kërkoi dorëheqjen Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, por ai u kërkoi kohë deputetëve për të reflektuar dhe gjetur zgjidhje për situatën.

Këtu LAJMET MINUTE PAS MINUTE