I dërguari i qeverisë gjermane në Tiranë: Po punojmë për hapjen e negociatave, mbështesim tregun e përbashkët rajonal

"Jam sot këtu për të thënë se së bashku me qeverinë federale nën drejtimin e Olaf Scholz do të vazhdojmë të jemi në anë të Shqipërisë".

Ky ishte mesazhi që përcolli për shqiptarët i dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, në vizitën e  tij të parë zyrtare në Tiranë që prej marrjes së detyrës.

Në konferencën për mediat me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Sarrazin nënvizoi se situatat e krijuar në Ukrainë ka përforcuar dhe më tej rëndësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor ti bashkohen sa më shpejt BE.

Sarrazin: Agresioni i pakuptimtë i presidentit rus ndaj një shteti sovran në Europë evidenton qartë se arritje europiane të dekadave të fundit, jeta në një zonë të hapur lirie dhe mirëqënie nuk janë diçka e vetëkuptueshme dhe ne duhet të angazhohemi qartë për mbrojtjen dhe konsolidimin e tyre. Është bindja ime që kjo është e mundshme vetëm në BE do të mund të zgjerohet  me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për qeverinë federale është e rëndësi thelbësore linjizimi i 100% i politikave mbështetëse të Shqipërisë ka qenë një shenjë dhe një indikator i rëndësishëm në këtë drejtim.

Është diçka që duhet bërë e qartë që Shqipëria ndodhet në të njëjtën linjë të politikave me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe politikat e Berlinit. Si qeveri federale ne punojmë me gjithë forcën e mundshme për një nisje sa më të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kontrata e koalicionit qeveritar është shumë e qartë në këtë drejtim. Kjo qeveri e re federale shikon një interes të përbashkët në marrjen dhe pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera.

Sarrazin nënvizoi se Gjermania bashkëpunon ngushtë me Shqipërinë në të gjitha fushat, përfshirë forumet ndërkombëtare.

Sarrazin: Bashkëpunojmë ngushtësisht dhe në forume ndërkomnbërare të rëndësishme ku e kemi përjetuar Shqipërisë si një partner të besueshëm në skenën ndërkombëtare. Në rolin  proaktiv dhe konstruktiv dhe pse është një anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka qenë një forcë pozitive në këtë kontekst.

I Dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane  për rajonin theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e një tregu të përbashkët rajonal që përfshin 6 vendet.

Sarrazin: Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë nga bashkëpunimi rajonal. Janë hapa që duam ti mbështesim si qeveri federale në kuadër dhe planveprimit të miratuar në 2020 për krijimin e nje tregu të përbashkët rajonal. Se çfarë mund ta arrihet përmes këtij bashkëpunimi shikohet dhe këtu në Tiranë përmes projekteve të shkëmbimit rinor, përmes heqjes së tarifave Roming, qarkullimit të lirë të mallrave.