Berisha: 14 700 viktima nga Covid-19, Spiropali: Je sovjetiku i fundit, shfrytëzon vdekjet e pandeminë
Nga foltorja e Kuvendi ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria ka pasur 14 700 viktima nga Covidi, duke thënë se jemi të parët në Evropë në raport vdekjesh.
Ndërkohë atij i është përgjigjur ministrja Elisa Spiropali e cila tha se Berisha shfrytëzon çdo fatkeqësi për interesin e tij.
Berisha: Janë 14 700 viktima nga Covid-19 dhe këtu rrihet gjoksi se si u përballua me nivelin më të lartë të vdekshmërisë në Evropë dhe të katërt në botë. Këta kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore. Janë përgjegjës për këtë dramë të madhe, sepse lanë të vdesin në shtëpi mijëra qytetarë. I lanë ilaçet e skaduara të klaneve Doshi-Nushi. E gjithë gara e tyre është se si të mashtrojnë qytetarët shqiptarë. Sot nafta në Maqedoni është 1.3 euro në Maqedoni dhe Austri.
Spiropali: Koha jote ka përfunduar dhe këtë e kanë thënë shqiptarët. Ti vazhdon flet këtu dhe i flet vetes si ai që ka frikë në pyll dhe i flet vetes. Flet për perëndimin, por ti je lindori më i madh shqiptar dhe sovjetiku i fundit në vend. Ti nuk lë rast, pandemi dhe vdekje pa përdorur për veten tënde dhe aksionin tënd politik. Flet për kufoma sepse të shkon gjuha aty ka dhemb dhembi. Flet sot për viktimat e Covidit që ke shfrytëzuar fatkeqësisë natyrore.

