EKSKLUZIVE/ PËRGJIME TE TJERA - “Nëse hapin telefonat duhet një burg tjetër.” Ish boksieri ndërmjetësi që siguronte drogën   

Grupi i trafikantëve të arrestuar një ditë më parë në Romë, në hetim për trafikun, magazinimin e tregtimin e drogës, dallohej për elemenët kriminal në përbërje të tij, në lidhje të ngushtë me krimanlitetit roman, shqiptar e klane të caktuara të mafias italiane.

Grupi kriminal kishte një përbërje të strukturuar ku çdo anëtar kishte një rol të caktuar e përdornin telefona të kriptuar për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Sic informonte paraprakisht një ditë më parë dhe portali roman ROMATODAY, (romatoday.it) mes të arrestuarve të bandës së trafikantëve ku është përfshirë dhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila, është dhe ish boksieri Petrit Bardhi, i thirrur me nofkën Titi, që më vitin 2015 është vënë nën hetim nga Finanza italiane si pjesëtar i bandës së kapo ultrasit lacial Federico Piscitelli Diabolik i ekzekutuar më 209 në një park të Ronës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në dosjen hetimore të siguruar nga RTV Ora e Ora News. Petrit Bardhi 48 vjec citohet si person i lidhur me personin e njohur të kriminalitetit shqiptar roman Arben Zogu e Dorian Petoku, i arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit Brasile Loë cost, me akuzën e trafikut të drogës nga Amerika Latine. Emri i tij është përfshirë dhe në operacionet Luciferi 2017 e Grande Raccordo Criminale.

Ishte Petrit Bardi personi qe bënte ndërmjetësin për të garantuar sasinë e drogës që furnizonte e tregtonte grupi i drejtuar nga Arind Boci. Ishte ai që kishte vendosur kontakte me blerësit e lëndës narkotike e shpesh pjesëmarrës në krah të Francesk Ndrekut në aferat e shitjes e tregtimit të saj.

Për të komunikuar mes tyre ku grup trafikantësh përdorte telefona të kriptuar të markës BQ ACQUARIUS me skedë telefonike të huaj e për të cilët çdo 6 muaj paguanin 1500 euro për t' bërë të sigurtë e të pamundur për t'u kontrolluar nga forcat e rendit.

Në një përgjim ambientla Petrit Bardhi thotë "Nëse forcat e rendit arrijnë të hapin telefonat e tyre  duhet një burg tjetër në Romë", duke aluduar sasinë e madhe të personave të përfshirë në bashkëpunim kriminal për të cilët duhej një tjetër burg në Romë.

"Paguaj 1500 euro çdo gjashtë muaj për këtë telefona... thotë në një bisedë të përgjuar Petrit Bardhi.

Telefona të tillë përdonin dhe kreu i këtij grupi kriminal Arind Boci e anëtarë të tjerë të tij.
Në një bisedë telefonike të përgjuar nga autoritetet italiane, Arind Boci rekomandon një shoqëruesen e tij në makinë që të mbaj telefonin e tij e në rast kontrolli nga forcat e rendit të thotë se ka skedë të huaj e se nuk kujton PIN-im për ta zhbllokuar.

Dosja hetimore e Autoriteteve italiane ka evidentuar bashkëpunimin e kreut të këtij grupi kriminal Arindi Boci me personazhë të njohur të kriminalitetit narko-trafikantë romanë në lidhje familjes kamorriste të Michele Senese.

Në një përgjim policor të dokumentuar më 23 shkurt 2019 është dokumentuar takimi i Arindi Boci me tre shtetas italianë; G.B, D.M, e B.L. elementë të spikatur të kriminalitetit roman të narkotrafikut.

---------------------------------------

Ky është një artikull ekskluziv që RTV Ora e Ora News gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar oranews.tv dhe detyrimisht shoqëruar me linkun e artikullit original.