Ishte liruar me kusht, arrestohet sërish ish-drejtori i bankës në Devoll, u vodhi klientëve rreth 1 mln euro

Ish-drejtori i bankës në Devoll Ervin Çokani, 45 vjeç, është arrestuar sërish ditën e sotme nga policia.

Çokani, i cili ishte lënë i lirë me kusht, u arrestua në prill të vitit 2015, pasi u kishte marrë 26 klientëve shuma në vlerë totale rreth 945 mijë euro.

“Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht).”- njofton policia.

Ndërkohë Gjykata e Apelit Korçë,  ka vendosur lënien në fuqi të vendimit datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", kryer më shumë se një herë, me pasoja

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”