Shpërndanin lëndë narkotike, dy të arrestuar në Fier. Sekuestrohen 2 pako kokainë dhe 1 automjet

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier pasi posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Servisi” në pranga kanë rënë shtetasit L. (L). M dhe V. K, të dy  32 vjeç,

“Në afërsi të një servisi, në lagjen "Liri", Fier, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar  automjetin tip "Benz" me të cilin po qarkullonin shtetasit L. (L). M dhe V. K.” – njofton policia.

Ndërkohë gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 108 gramë lëndë narkotike kokainë.

Po ashtu janë sekuestruar pako me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.