Debati/ Berisha: Zonja 5 milion euro, Spiropali: Në xhepat e mi nuk gjen asnjë cent, i ke duart me gjak

Nga foltorja e Kuvendi ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar me ministren socialiste Elisa Spiropali lidhur me vdekjet nga Covid.

Po ashtu. Berisha akuzoi Spiropalin e ka vjedhur 5 milionë euro kur ka qenë drejtoreshë e doganave, me bekimin e Edi Ramës, sipas Berishës.

Ndërkohë Spiropali u përgjigj duke thënë në xhepat e saj nuk gjendet asnjë cent dhe se në duart e Berishës ka gjak.

Spiropali: Nuk ke vetëm mandate që vijnë përtej detit, por janë edhe ato që të vijnë nga shqiptarët. Nuk të mjafton që e ke mundur Lulin, por sërish ke shkallmuar partinë tënde dhe je pakicë e pakicës.

Berisha: Më duhet t’i them zonjës se Skëderbuçi e ka shpërblyer me 5 milionë euro dhe mbrojtja që ajo i bën këtu vetëm sa më ndihmon mua. Avokatja 5 milionëshe është shumë e përshtatshme për Edi Ramën. Nga ana tjetër, ngritja çështjen e vdekshmërisë, sepse është një dëshmi e katastrofës së qeverisë. Të kalosh në këtë mënyrë vetëm njerëz të verbuar nga paratë e korrupsionin e bëjnë këtë gjë.  

Spiropali: Në xhepat e mi nuk gjen jo 5 milionë, por asnjë cent. Unë jam serbes dhe flas këtu e nuk më dridhet qerpiku që të flas me ty e të tjerë që keni ngritur idhuj të rremë. Në duart e mia nuk gjen gjak sikurse gjen në duart e tu dhe ministrave të tu. Gjakun e atyre viktimave i keni të përbashkët. Ministrat tanë nuk i kanë asnjë borxh shqiptarëve dhe as viktima e kufoma.