Rama shmang llogarinë te opozita për çmimet, Spaho: Turp! Ukraina në luftë dhe ka naftën 1 euro

Mazhoranca e ka shmangur interpelancën me kryeministrin sa i përket çështjes së çmimeve.

Argumenti se debati nuk mund të zhvillohet për arsye objektive nuk e ka bindur opozitën, e cila e cilësoi paketën e rezistencës sociale si një fasadë.

"Qeveria ka propozuar disa masa për të cilat nuk jemi dakord. 80% nuk mund ti quajmë masa se kanë qenë qenë të programuara në buxhet. Pjesa tjetër janë fasadë që nuk prekin dhe nuk ndihmojnë familjet e konsumatorëve shqiptarë."

Madje Edmond Spaho shprehet se Shqipëria ka çmime shumë më të larta edhe se Ukraina, e cila është në luftë.

"Turp ti vijë kryeministrit, Ukraina është në luftë dhe nafta është 1 euro, Shqipëria nuk është në luftë dhe çmimet rriten me 40%, turp ti vijë kryeministrit kur familjarët e ministrave bëjnë tregti me firma ruse, kur oligarkët marrin karburant në Shqipëri me 650 lekë litrin, qytetarët dhe fermerët e marrin me 2200 lekë litrin."

Në përgjigje të tyre zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj solli në vëmendje rimbursimin e energjisë.

"Sot që kemi kaskadën të supërmenaxhuar mirë, kemi nevojë të blejmë por qeveria nuk i ndryshoi çmimin. Më gjeni një vend tek që praktikisht mbështet familje nuk i ka rritur çmimin edhe gjatë krizës më të madhe energjitike që nga '78."

Ahmetaj paralajmëron se do të ketë një paketë të dytë për të mbrojtur qytetarët shqiptarë nga rritja e çmimeve nëse lufta në Ukrainë do të vazhdojë.