Bie nga lartësia ku punonte, plagoset 50-vjeçari në Qytetin e Nxënësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2022, 12:47
Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur në kryeqytet gjatë një aksidenti në punë.
Ngjarja ka ndodhur në Qytetin e Nxënësve.
"Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.