Policia zbulon shtëpinë ku ishin fshehur 4 mijë vepra arti tek "Ali Demi" në Tiranë

Plot 4 mijë objekte të vjetra të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme janë gjetur në banesën e një 61 vjeçari në lagjen “Ali Demi”

Sekuestrimi I tyer u bë në kuadër të operacionit të koduar “Cultural Heritage”.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën "Shyqyri Brati", kanë gjetur rreth 4.000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme’ thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.

U arrestua A. K., 61 vjeç, banues në rrugën "Ali Demi", për veprat penale "Vjedhja e veprave të artit e kulturës", dhe "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës".

Në bashkëpunim me specialistët dhe ekspertët e Institucioneve të Specializuara në Ministrinë e Kulturës vijon puna për inventarizimin e këtyre objekteve dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.