Qëndisja palestineze në UNESCO

Pas përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore, UNESCO, të qëndisjes tradicionale palestineze, në Ramallah janë prezantuar fustanet që përfaqësojnë identitetin e popullit të Palestinës. Këto veshje mbulojnë të gjitha zonat historike palestineze dhe janë më shumë se 100 vjet të vjetra.

Në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, gratë palestineze kanë prezantuar fustanet e tyre tradicionale, për të festuar regjistrimin e qëndisjeve palestineze në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.

"Ne e kuptojmë se pjesë e betejës sonë themelore është ruajtja e trashëgimisë sonë, dhe pjesë e ruajtjes së kësaj trashëgimie është regjistrimi i saj në organizatat ndërkombëtare" tha ministri palestinez i Kulturës Atef Abu Seif.

Ministri shtoi se regjistrimi i qëndisjeve në Listën Përfaqësuese është një triumf për rrëfimin palestinez të ngjarjeve, bazuar në të drejtën e palestinezëve për tokën e tyre. Ai u bëri thirrje “organizatave ndërkombëtare që të marrin përgjegjësitë e tyre, të respektojnë vendimet ndërkombëtare dhe të mos merren me brutalitetin e okupimit dhe përpjekjet e tij për të vjedhur trashëgiminë palestineze”.

Qëndisja është e famshme kudo nëpër botë, por palestinezët janë të vetmit që i kemi shtuar veshjes identitetin, zakonet dhe jetën shoqërore –ekonomike.

Ky koleksion përbën një bazë të rëndësishme për studiuesit dhe ata që janë të interesuar për trashëgiminë palestineze, sepse mbulon të gjitha zonat historike palestineze, nga Beersheba në Galilea e Epërme dhe Safed, dhe veshjet janë të vjetra sa Nakba - më shumë se 100 vjet.

Disa muaj më parë, Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) shtoi artin e qëndisjes tradicionale palestineze në listën e saj të trashëgimisë kulturore jomateriale. Listimi i u bë gjatë sesionit të 16-të të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një mbledhje vjetore e qindra pjesëmarrësve, duke përfshirë përfaqësues shtetërorë, OJQ dhe institucione kulturore.