30 rolet e aktorit Adrian Morina tek "Unë jam vetë grua”
Në pjesën e dytë të emisionit “Jeto me orën” në RTV ora ishte i ftuar aktori Ardian Morina, i cili foli për shfaqjen.
“Unë jam vetë grua” për larminë e roleve dhe mesazhin e kësaj monodrama. Ai e nisi bisedën në studio duke treguar tematikën që kjo monodramë trajton. Sipas tij, bazohet në histori të vërtetë ku ka të bëjë me rastin e një trans-gjinore.
“Unë jam vetë grua” është një monodramë që bazohet në histori, ngjarje të vërtetë. Një mesazh që vuri në pah çështjet e gjinisë dhe identitetit përmes syve të Charlote von Mahlsdorf, një spiune transgjinore që jetonte në Gjermaninë Lindore komuniste. Personazhi që vendos të jetoj si grua, përballet me vështirësi të mëdha në jetë. Dhe pavarësisht kësaj ajo e sheh jetën me plotë ngjyra dhe vizion për të ardhmen”, u shpreh Morina.
Më tej ai tregoi për sfidën më të madhe të hasur në këtë shfaqje me një kast aktorësh prej 30 vetësh.
“Shpesh herë unë si aktor mundohem me e mbrojt aktorin, ndërsa regjisori përpiqet të nxjerr anën më të errët të tij. Por, ndonjëherë kishim edhe këndvështrime të ndryshme. Kjo është një tjetër sfidë të themi, pasi është pak e vështirë që në 8 orë të luajnë 20 aktorë dhe duhet të merresh me secilin prej tyre”, u shpreh Morina.
“Ne duhet shpesh herë ta pyesim veten dhe jo vetëm të gjykojmë. Më tej ai tha për komunitetin LGBT se “flasim për një komunitet krejtësisht të pa mbrojtur, dhe abuzues. Jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë vendit”.
Kjo monodramë erdhi për publikun kryeqytetas në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas. Një monodramë e vënë në skenë nga regjisori kosovar Kushtrim Koliqi nën interpretim nga Adrian Morina.
Drama e dramaturgu Doung Wright bazohet në një seri revistash të kryera në fillim të viteve 1990 me Charlote von Mahlsdorf, një grua transgjinore që ishte një element kyç i shoqërisë LGBTI dhe një bashkëpunëtore e konfirmuar e policisë sekrete në Gjermani.
Adrian Morina sjell këtë grua dhe një larmi personazhesh i fshehur nën petkun e 30 të tillëve, në vetëm 50 minuta duke filluar me rolin e babit të Charlotte, rolin e tezes dhe të dashurit, rolin e vet si dramaturg, miqtë e Charlotte, ushtarët nazistë dhe oficerët sekretë. Shfaqja e ka pasur premierën e parë në botë në vitin 2004 në Chicago.
Ajo u vlerësua me çmimin Pulitzer dhe çmimin Best Play.

