Drama “Kriminelja” në teatrin Fierit, mesazhi i fortë sensibilizues për gratë e dhunuara

Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga plagët e shoqërisë shqiptare. Në prag të 8 marsit kjo temë do të ngjisë në skenë trupën e teatrit të Bylysit në Fier, me shfaqjen “Kriminelja”.

“Nuk dua ta dëgjoj”

“Do ta dëgjosh se s’bën, e kam shkruar vetë.”

Shfaqja është ndërtuar mbi veprën e autorit gjerman Feliks Mitherer, që duket se çdo fjalë i shkon për shtat realitetit shqiptar.

“Ai duket sikur e ka shkuar posaçërisht për vendin tonë,prandaj ne e kemi marrë me shumë dëshirë.”

Përmes artit aktorët synojnë të përcjellin mesazhe sensibilizuese kundër dhunës.

“Duam të sensibilizojmë shtresat e gjera të popullsisë, që të paktën problemet familjare, sociale ekonomike dhe arsyet e tjera të bashkërezistencës mes burrit dhe gruas të zgjidhet pak a shumë me dialog.”

“Ne jemi kundra dhunës, është zëri i fortë i grave që jep një mesazh. Gratë janë kudo sfidojnë kudo. Çdo kush ka lindur nga një femër. “

Është një shfaqje që më shumë se grave ju drejtohet burrave.

“Nëpërmjet veprës publiku do të kuptojë se dhuna vjen nga burrat. Gratë I detyrojnë burrat që të bëjnë veprimeve jashtë normave.”

Drama “Kriminelje” do të shfaqet për publikun më datën 5 mars. Pas Fierit, aktorët do të udhëtojnë edhe drejt qyteteve të tjera, ndërsa pritet që drama të përcillet edhe në institucionet e vuajtjes së  dënimit.