Sag Awards 2022, triumfon drama “Coda”, aktorët më të mirë Smith dhe Keaton

Drama “Coda,” arriti të triumfojë në ceremoninë e çmimeve SAG Awards 2022. Filmi, me regji të Sian Heder, shihet si favorit edhe për çmimet Oscar. Në radhët e aktorëve, u vlerësuan për interpretimin e tyre Jessica Chastainn dhe Will Smith.

Mbrëmjen e së dielës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Screen Actors Guild”, edicioni I 28-të, ku u nderuan disa nga shfaqjet më të mira televizive dhe filmike të vitit.

Kastet e "Ted Lasso" dhe "Succession" fituan për punën e tyre në kategoritë më të mira televizive të komedisë dhe dramës, ndërsa "CODA" triumfoi, duke rritur edhe më shumë shanset për çmimin Oskar në mars.

Filmi, me regji të Sian Heder, rrëfen historinë e një vajze nga një qytet i vogël, që realizon ëndrrën e saj, për t’u bërë këngëtare. Pjesë e kastit janë aktorët e shurdhër Marlee Matlin e Troy Kotsur, si prindërit e performueses së re, interpretuar nga Emilia Jones.

Aktorët e "Squid Game" e mposhtën konkurrentin e tyre "Succession" në kategoritë e aktrimit të dramës. Jessica Chastain fitoi çmimin e aktores më të mirë femër për rolin e saj në filmin “The Eyes of Tammy Faye”, ndërsa Will Smith u vlerësua si aktori më i mirë mashkull për filmin “King Richard”.

Aktorja Helen Mirren u nderua me Çmimin “SAG Life Achievement”.Në event nuk munguan mesazhet në mbështetje të popullit ukrainas që po vuan agresionin rus prej 5 ditësh.