"Gjama e burrave", vallja e vdekjes, trashëgimi që nuk duhet të humbasë
Gjama e burrave ose e quajtur ndryshe "vallja e vdekjes" është riti më i vjetër i shqiptarëve i ruajtur prej 6000 vjetësh nga krahina e Dukagjinit. Kjo traditë është risjellë në kuvendin e katërt kombëtar të trashëgimisë kulturore shqiptare.
E përcollën të ndjerin….
Është gjama e burrave, e ruajtur prej 6000 vjetësh në krahinën e Dukagjinit, e risjellë në kuvendin e katërt kombëtar të trashëgimisë kulturore shqiptare.
E quajtur ndryshe dhe vallja e vdekjes, sipas Gjon Dukgilajt, ideator i traditës geg e toskë, ky rit , është më tepër se një vajtim, është gati hyjnizim.
"Gjama e vdekjes nuk është një vdekje, por është një hyjnizim i personit. Duket sikur ka diçka të mbinatyrshme në momentin që ajo luhet."
Pikërisht për shkak të kësaj veçantie kjo traditë nuk duhet të humbasë.
"Kjo është diçka shumë e rëndësishme për ne sepse është një traditë që kurrë nuk e di kur vjen, dhe kurrë nuk e di kur shkon. E kemi ruajtur traditën gjithmonë me breza."
Ata që kujdesen të ruajnë traditën , mbrojnë gjithçka kanë trashëguar. Sokol Sulaj, tregon për veshjen më të vjetër të shqiptarëve, e cila daton 4000 vjet më parë.
"Jo pse është slogani mbi 4000 vjeçar, por atë e thotë vetë emri i saj. Emri i saj është "Gjyrpetka", Petka me ngjyrë."
Ky kuvend, i organizuar nga akademia rrënjët tona bëri bashkë shqiptarët e shumë trevave të cilët me udhëtimet në kohë, synojnë të mbrojnë të shkuarën.

