Karnavalet “Gjallë e për Gazep”/ Në Shkodër vijon tradita që nga 1860, ironizohet politika

Në Shkodër janë mbajtur karnavalet që u pagëzuan këtë vit “Gjallë e për Gazep”. Dhjetëra pjesëmarrës ironizuan aktualitetin politik dhe shoqëror me pankarta e batuta.

Shkodrës ju rikthye “Karvan – Karnevali” në rrugët e saj. Pas shkëputjes që ju bë vitin e shkuar për shkak të pandemisë, në qytetin ku linden për herë të parë karnavalet në Shqipëri, erdhi kjo festë tradicionale që këtë vit u pagëzua “Gjallë e për gazep”.

 Kostumet e maskat shumëngjyrëshe, si dhe pankartat ironizuese që thumbojnë realitetin që jetojmë çdo ditë, nga pandemia tek politika, parakaluan në rrugët e Shkodrës.

Organizatorët e shoqërisë kulturore “Zef Jubani” i mbeten traditës, që duke ironizuar këto fenomene, të kërkohet vetërregullimi.

“Filloi gjyshi te u anku tek po shihte në ekran, në Përputhen du me shku se s’kalohet jeta vejan”

Sipas STEFES Bojkoti që i bënë në minutat e fundit me urdhër nga lart 3 shkolla të qytetit, është shembulli më i shëmtuar që bëhet në një festë që i përket të gjithë Shkodres.

“Për nj urdhër, i mbushet mendja dikujt atje. Është metodë e qeverisë me ankesa mos të përballet, me ja marrë mendjen rinisë me “Përputhen” dhe “Big Brother”

Batutat therëse të artistëve Shkodran, si përherë e bëjnë më origjinal këtë organizim.

“Kur e sotmja të jetë e shkuar s’do jemi të gjallë e për gazep, por do të jemi gjallë e të gëzuar."

Në fund të festimeve, u bë djegia e dordolecit që simbolizon të këqijat e vitit që lamë pas.

Kjo festë nisur që në vitin 1860, tani festa e karnavaleve ka krijuar portretin e saj shkodran.