Trashëgimia kulturore, vlerë e një kombi/ Prezantohen 20 minimuze të 20 krahinave shqiptare
Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore është kultivimi i vlerave të një kombi. Në Kongresin Ndërkombëtar të organizuar nga Akademia Rrënjët Tona, u prezantuan veshjet tradicionale nga të gjitha trevat e Shqipërisë. 20 minimuze e minipavione u sollën së bashku në Muzeun Kombëtar duke bashkuar traditën e 20 krahinave të ndryshme shqiptare.
Trashëgimia kulturore Shqiptare mund të quhet perandori e kulturës botërorë. Në Kongresin Ndërkombëtar të mbajtur ditën e mërkurën mbi trashëgiminë kulturore, të organizuar nga Akademia Rrënjët Tona, u prezantuan veshjet tradicionale nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Mbajtja gjallë e këtyre traditave, sipas ambientalistit Sazan Guri, është mbajtja gjallë e vetë historisë shqiptare dhe kultivimi i saj në brezat e ardhshëm është domosdoshmëri.
“Askund dhe askush s’mund të ketë prodhuar origjinalitet si shqiptari me veshjen e vet.”- tha ai.
20 minimuze e minipavione u sollën së bashku në Muzeun Kombëtar duke bashkuar traditën e 20 krahinave të ndryshme, por që kanë një të përbashkët, janë trashëgimi kulturore e vendit tonë.
Këtyre copëzave tradicionale, do ti bashkohen edhe 66 referate e kumtesa nga njerëz të artit e të kulturës edhe përgjatë datës 4 mars.
