Lamtumirë pallatit Buckingham! Mbretëresha Elizabeth bën kështjellën Windsor shtëpinë e saj të përhershme

Mbretëresha ka vendosur të mos kthehet më në rezidencën historike të Londrës, në Pallatin Buckingham. Në pragun e 96 viteve të saj dhe pas shërimit nga Covid, madhëria e Saj nuk do të jetojë dhe punojë në Kështjellën Windsor, që do të jetë tashmë shtëpia e saj e përhershme.

Flamuri mbretëror nuk do të ngrihet më mbi Pallatin Buckingham, një shenjë e qartë e pranisë së Sovranit në Pallat. Mbretëresha ka vendosur të mos kthehet më në rezidencën historike të Londrës, ku gjithçka filloi gati shtatëdhjetë vjet më parë, kur ajo u ngjit në fron. Madhëria e saj ka zgjedhur të jetojë në Kështjellën Windsor dhe do të vazhdojë të menaxhojë angazhimet e saj nga atje.

Për rreth dy vjet, sovrania ka banuar në Berkshire, praktikisht që nga fillimi i pandemisë, por edhe më parë ajo qëndronte për të fjetur në pallat vetëm me raste. Që Elizabeta II nuk e ka dashur asnjeherë Pallatin Buckingham, është e njohur për për të gjithë: që nga fillimi i mbretërimit të saj të gjatë, Mbretëresha kishte treguar padurim për pallatin, simbol i monarkisë britanike që nga viti 1837, kur mbretëresha Victoria e zgjodhi atë si rezidencën e saj.

Elizabeth e bëri të qartë këtë gjë nga kurorëzimi i saj, por ishte kryeministri i atëhershëm Winston Churchill ai që e bindi se Pallati Buckingham duhet të banohet nga Mbretëresha: për të dhe mbi të gjitha për njerëzit.

Megjithatë, tani, në pragun e 96 viteve të saj dhe pas shërimit nga Covid, Madhëria e Saj nuk dëshiron të dëgjojë më arsyet: ajo do të jetojë dhe punojë në Kështjellën Windsor, të cilën ajo e do aq shumë. Aty madje ka kujtimet e fundit, me Princin Filip. Monarkia më jetëgjatë në histori, e cila së shpejti do të festojë shtatëdhjetë vitet e arta të mbretërimit, tanimë do të takohet nga Winsdori me personalitete dhe zyrtarë të Kurorës.