“Pasues i Ali Asllanit dhe Poradecit”, 35 shkrimtarë bashkë në një libër për poetin vlonjat Dero Murataj
35 shkrimtarë janë bërë bashkë në një libër kushtuar poetit vlonjat Dero Murataj, të cilin e cilësojnë pasues të Ali Asllanit e Lasgush Poradecit.
“Kur të vdes dua dy varre, një për vete, një për halle”
Këto vargje mbajnë autorësinë e poetit vlonjat Dero Murataj, jeta e vepra e të cilit bëri bashkë për ti kushtuar një libër 35 shkrimtarë të Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” e “Lumo Skëndo”
“ Jeta e Dero Muratajt, ishte një poezi dhimbshme, dhe poezia e tij brenga që përjetojnë jetë."
Në të gjallë ai botoi 8 vepra, ndërsa të 9 e kishte lënë dorëshkrim!
“Ai nuk bëri asnjë promovim gjithë jetës së tij. Isht modest.”
Poezia e Dero Muratajt sipas bashkëkohësve e studiuesve është poezia e traditës së Ali Asllanit e Lasgush Poradecit.
Por vargjet e tij janë edhe afër poezisë popullore, çka bëhet e lehtë për t’u kuptuar dhe pëlqyer.
“Është e ehtë për t’u kuptuar dhe për t’u mbajtur mend, por mbi të gjitha sjellë ide të fuqishme te lexuesi.”
Veçse si poet Dero Murataj njihet në Vlorë si një prej të aktivistëve anti komunistë krimet dhe denoncues I krimeve të regjimit, kryesisht në fshatin Velcë.

