“Pak pakt” me të rinjtë, komedia me regji Ledian Gjeci shfaqet për publikun në skenë pas 26 shkurtit
Një vepër bashkëkohore. Një komedi e zezë sterrë do të vendoset në skenën e teatrit "Kujtim Spahivogli" pas 26 shkurtit. Vepra bën fjalë për realitetin e shqiptar, për të rinjtë që largohen nga vendi. Kjo komedi është shpallur fituese e fondit të krijimtarisë për të rinjtë në vitin 2021, dhe tashmë do të jetë për publikun dhe në skenën e ArTurbinës.
“Pak Pakt” është premieria e radhës që do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me regji të Ledian Gjecit.
Kjo vepër bashkëkohore, trajton një realitet të hidhur të të rinjve shqiptarë që largohen nga vendi.
Protagonistët kresorë janë dy djem të shkolluar mirë, por thellësisht të varfër e të mbytur në borxhe, të cilët i kap policia në flagrancë duke tentuar të ikin jashtë shtetit në mënyrë ilegale.
Presidenti Zelensky: Të gjithë jemi ende në Kiev
25 Shkurt, 18:34
Në këtë moment shpresa e e tyre per te ardhmen shkatërrohet plotësisht, por është dikush që vjen dhe iu ofron atyre një pakt.
Për regjisorin, i cili njëkohësisht është dhe autor i komedisë së hidhur, vënia e saj në skenë synon përcjelljen e një mesazhi ndërgjegjësues te të rinjtë shqiptar.
Ndërsa aktorët inkruajojnë vënien në skenë me shpesh te veprave të tilla.
“Pak pakt” është shpallur komedia fituese e fondit te të krijimtarisë për të rinjtë në vitin 2021 dhe do të shfaqet për publikun në skenën e "ArTurbinës", duke nisur nga data 26 shkurt.

