U nderua nga Rusia për krijimtarinë e tij, shkrimtari durrsak dorëzon çmimin "Pushkin": Më turpëron!
Shkrimtari durrsak Shpendi Topollaj, autor i rreth 70 librave, nga të cilët 5 ishin botuar më Rusi, ka dorezuar çmimin " Pushkin" të dhënë nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Rusisë.
Për këtë i ka drejtuar dhe një letër ambasadorit Mihail Afasanjev, nepërmjet të cilës, i bën me dije si përfaqësues zyrtar i shtetit rus, refuzimin e këtij çmimi.
"Nuk mund ta pranoj të mbaj përsëri atë titull, atë çmim i cili më shumë më turpëron tani. Jo nga emri i Pushkinit që i këndoi aq bukur lirisë, por se ata që janë shkrimtarë sot në Rusi, që ma kanë akorduar mua këtë çmim nuk e kanë hapur gojën që ta denoncojnë," tha shkrimtari.
Sa shpejt mund të bëhet Ukraina anëtare e BE-së?
2 Mars, 14:30
Poeti dhe shkrimtari, Shpendi Topollaj, ishte nderuar me çmimin “Pushkin” në 20 dhjetor 2015.
Shkrimtarit, të cilit i janë përkthyer dhe botuar në Rusi katër libra ku dallohen romanet e tij “Lotët e Zambakut”, “Pushkatimi” dhe të tjerat me tregime dhe novela, iu akordua çmimi “Pushkin”, me motivacionin “Për bukurinë e fjalës dhe të mendimit”.
Çmimi ju dorëzua asokohe nga Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Rusisë, poeti i mirënjohur lirik, Vladimir Masallov dhe ambasadori i Federatës Ruse në atë periudhë Aleksandër Karpushin.


