Rihapet pas 3 vitesh muzeu i Irakut

Është rihapur pas 3 vjetësh Muzeu Kombëtar i Irakut, i mbyllur për shkak të pandemisë dhe konfliktit politik. Pas pushtimit amerikan te vendit ne vitin 2003, 15 mije vepra arti u vodhën nga muzeu dhe vetëm 1/3 e tyre janë rikuperuar sërish. Iraku, si djep i civilizimit, vlerësohet një nga vendet më të mëdha arkeologjike.

Muzeu Kombëtar i Irakut u rihap për vizitorët tre vjet pas mbylljes për shkak të pandemisë Covid-19 dhe trazirave politike.

Thesaret që datojnë 2500 vjet më parë në perandorinë neo-Asiriane së bashku me artefaktet islame të shekullit të 9-të u shfaqën përsëri, duke përfshirë dy dema me krahë nga Nimrud në pallatin e Assurnasirpal II (883-859 pes).

"Ne kemi pritur një kohë të gjatë për të ardhur deri këtu," tha Tijen Kayralci, 65 vjeç, pjesë e një grupi turne nga Turqia.

“Është përtej pritshmërive të mia, këto janë pjesë të paçmuara, me shumë vlerë”, tha ajo. "Kjo pasqyron thellësinë e historisë së Irakut."

Muzeu, i themeluar në vitin 1923 për të shfaqur historinë pesë mijëvjeçarë në Mesopotami, ose Irakun e sotëm, i është nënshtruar një rinovimi të gjerë.

Muzeu i Irakut u mbyll tre vjet më parë "për shkak të demonstratave dhe për arsye sigurie", tha Laith Majid Hussein, kreu i autoritetit të antikiteteve të Irakut, duke iu referuar protestave antiqeveritare që përfshinë vendin në vitin 2019.

"Dhe më pas ishte pandemia e koronavirusit," shtoi ai.

Muzeu, i cili qëndron në vendin e tij aktual që nga viti 1966, u plaçkit mes kaosit që pasoi pushtimin e udhëhequr nga SHBA në vitin 2003 që rrëzoi diktatorin e Irakut,  Saddam Hussein. Autoritetet kanë rikuperuar rreth një të tretën e rreth 15,000 artefakte që ishin grabitur në atë kohë.

Në dhjetor, autoritetet irakiane mbajtën një ceremoni për të festuar kthimin e gurit të çmuar “Epi i Gilgameshi”, i cili është mbi 3,500 vjet i vjetër.