"Basha duhet të japë dorëheqjen" E kërkon deputetja Dhurata Çupi dhe Ervin Salianji

Edhe deputetja e PD-së Dhurata Çupi i është bashkuar grupit të deputetëve që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Deklaratën e bëri në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit.

Nga ana e tij Basha në një prononcim për median tha se PD është në një proces reflektimi.

“Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë mirë të PD-së, por nuk duhet të paragjykojmë"

 

Edhe Ervin Salianji ka kërkuar dorëheqjen e Bashës.