Artistja franceze, fituese e “Luanit të Artë”, ekspozitë në Tel Aviv
Artistja franceze Annette Messager hap retrospektivën e saj në Muzeun e Artit në Tel Aviv. Messager, 78-vjeçare, është e famshme për instalimet e saj të mëdha, të mbushura me sende që gjenden në rrugë dhe në shtëpi. Ajo tregon se si pandemia ka ndikuar në punën e saj të fundit.
Artistja franceze, Annette Messager, një yll global, ekspozita retrospekivë e së cilës hapet në Izrael, thotë se puna e saj ka ndryshuar për shkak të pandemisë Covid.
Artistja, e njohur ndërkombëtarisht për gjysmë shekulli për zbërthimin e stereotipeve të feminilitetit, foli përpara hapjes së shfaqjes në Muzeun e Artit të Tel Avivit.
“Ne jemi ende të gjithë të fiksuar me atë që ndodhi, nga ajo që ende po përjetojmë, maskat që mbajmë, të gjitha vdekjet që ka pasur dhe që ka ende”, tha ajo.
"Bota ka ndryshuar ... dhe sigurisht puna ime gjithashtu."
Messager, 78-vjeçare, është e famshme për instalimet e saj të mëdha, të mbushura me sende që gjenden në rrugë dhe në shtëpi, nga arinjtë e pellushit dhe kukullat e deri te rrobat e vjetra.
Ndërsa zakonisht punon me një ekip të madh asistentësh, kufizimet e Covid-it e detyruan të punonte vetëm, duke rezultuar në vizatime që janë të habitshme në thjeshtësinë e tyre. Ajo rrëfen se ende ndihet e tërhequr nga Tel Avivi, qendra ekonomike bregdetare e Izraelit, dhe nga energjia e tij.
"Ky është një vend në luftë, por kurrë nuk kam parë kaq shumë jetë, kaq shumë emocione në një qytet si ky," tha ajo, duke i përshkruar izraelitët se jetojnë "në momentin".
Messager fitoi “Luanin e Artë” në Bienalen e Venecias në 2005 dhe ka pasur retrospektiva të mëdha në MoMA në Nju Jork, Galerinë Hayëard të Londrës dhe Pompidou në Paris.

