Kamëz/ Policia i shkon t'i marrë të atin, vajza 22-vjeçare godet efektivin me thikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 15:22
Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçare e cila godit me mjet prerës një punonjës policie.
Policia ka shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për t'i komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, por vajza e tij Sh.Gj ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç.
Policia njofton se "bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës"."
Punonjësi i policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
