Administrata e Biden kërkon 32.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe fonde për Covid-19
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden po kërkon nga Kongresi të miratojë fondin 32.5 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën kundër agresionit rus dhe për të mbështetur Shtetet e Bashkuara në betejën kundër koronavirusit.
Sipas mediave të huaja, 10 miliardë dollarë po kërkohen për të ndihmuar në trajnimin e ushtrisë së Ukrainës, mbrojtjen e rrjetit të saj elektrik, rritjen e mbrojtjes kibernetike dhe zbatimin e sanksioneve.
Ndërkohë, për pandeminë, administrata Biden po kërkon rreth 22.5 miliardë dollarë nga Kongresi për të rimbushur programet kryesore të shëndetit publik si një mbrojtje kundër varianteve të ardhshme të koronavirusit.
Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë pohuar ditët e fundit se kanë fonde të mjaftueshme për të luftuar rritjen e Omicron.
Kërkesa e administratës Biden për ndihmë për të luftuar koronavirusin vjen rreth një muaj pasi zyrtarët e lartë u thanë ligjvënësve se kishin shteruar pothuajse të gjitha paratë e vendosura për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore për t'iu përgjigjur pandemisë.

