Makina përplaset me betonieren në dalje të Lezhës, plagoset pasagjerja
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 12:14
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 11:40 në dalje të Lezhës, në drejtim të Shëngjinit, ku një autoveturë është përplasur me një betoniere duke dalë nga rruga.
Pasagjerja që ndodhej në automjetin tip "Wolksvagen" ka marrë dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për kujdes mjekësor dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.





