Balla fajëson Rusinë për rritjen e çmimeve: Eriselda dhe Rama duhet të punojnë bashkë pas 7 marsit
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla, ka kërkuar votën e banorëve të Lushnjes për Eriselda Sefën.
Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se qeveria e Edi Ramës nuk mund të bëjë asgjë për të ndërhyrë në vendosjen e çmimeve në treg, edhe pse situata është e vështirë për të gjithë sektorët.
"Nga agresioni rus mbi popullin e pafajshëm të Ukrainës po vuajmë pasojat e saj. Ukraina është prodhuesi më i madh i grurit dhe plehrave kimike.U rrit çmimi i naftës, i gazit, u rrit çmimi i plehrave kimike. Mund të pranoj çdo lloj kritike, por nuk pranoj dot kurrë kritikën se në kapitalizëm çmimet i cakton qeveria, nuk i cakton qeveria çmimet. E dimë se bujqësia për shkak të kësaj është në kushte të vështira. Ajo që na duhet është që Edi Rama dhe Eriselda të punojnë së bashku pas datës 7 mars".


