Peshku ngordh “i vajosur”, ndotet rezervuari i Kasharit në Lushnje, akuzohen fabrikat e vajit

Dhjeta kuintal peshk ka ngordhur në Rezervuarin e Kasharit në Lushnje, ku mbarështuesi denoncon një masakër mjedisore. Ylli Kashari, fajëson derdhjet e pakontrolluara të fabrikave të vajit dhe dështimin e institucioneve të kontrollit për situatën.

Një pjesë e peshkut të ngordhur ka dalë mbi ujë, dhjetra kuintalë të tjera kanë rënë në fund të rezervuarit.

"Të gjithë të ngordhur."

Këto pamje vijnë nga rezervuari i Kasharit në Lushnje, nga ku vjen ky denoncim për masakër mjedisore.

"Nga dita që ra shi e këtej, erdhën ujërat se nuk ka pasur prurje."

Ylli Kashari që ka licencën për të mbarështruar peshk në këtë rezervuar fajëson derdhjet e pakontrolluara të fabrikave të vajit për këtë situatë.

"Vjen nga fabrikat e vajit të ullirit, nuk kam pasur ndonjë vit ngrodhje masive kështu. Pothuajse i gjithë peshku ka ngordhur."

Thotë se i gjithë peshku ka ngordhur, çka për të do të thotë miliona lekë të humbura për këtë vit.

Por çfarë është me e keqja sipas tij, paralizim i punës edhe për vitet në vijim.

"Të sëmur, është i helmuar. Do hedh rasatin tjetër këtë vit, do katër vjet të bëhet. Nuk ma merr mendja të hedh më, vetëm po vuri dorë shteti."

Ndotja e rezervuarit të Kasharit është denoncuar edhe pranë autoriteteve mjedisore dhe prokurorinë e Lushnjes, por deri më tani fajtori nuk është gjetur.

Peshku ngordh “i vajosur”, ndotet rezervuari i Kasharit në