"Ti japim fund izolimit të Dibrës", Basha: PD ka mbështetjen e SHBA, të punojmë për të ardhmen

Lulzim Basha mbylli fushatën e elektorale në Dibër, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin Partinë Demokratike. Ai përmendi aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se ka ardhur koha që qindra milionë euro të zhvatura të qytetarëve shqiptarë tu kthehen atyre.

 Lulzim Basha zhvilloi takimin përmbyllës në Dibër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, nga ku i ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin Partinë Demokratike.

Basha tha se kjo forcë potlike ka mbështetjen e partnerëve amerikanë, e sot u shpreh ai,  është dita kur kjo aleanca duhet ruajtur më shumë se kurrë.

"Është detyra jonë si PD që të qëndrojmë ashtu siç kemi lindur, partnere e SHBA, parti pro-perëndimore, parti e vlerave. Të tillë kemi lindur, të tillë do të vazhdojmë dhe të tillë do të ecim para dhe me zgjedhjet që do të bëjmë këtë të dielë."

Lulzim Basha tha se është koha që qindra milionë euro të zhvatura të qytetarëve shqiptarë,  të kthehen tek shqiptarët, e të kthehen në veçanti tek njerëzit në nevojë.

"Kjo është filozofia e një qeverie të mbrapshtë, varfëro shqiptarët që t'ua blesh sa më lirë votën. Zbraze Shqipërinë nga rinia që mos të ketë vitalitetin, fuqinë dhe zërin shoqëria për të reaguar."

Më 6 mars, tha Basha, dibranët kanë  mundësinë ta kthejnë  Bashkinë në shërbimin e tyre e  jo të një grupi njerëzish që e kanë marrë peng  këtë vend.

"Ti japim fund izolimit të Dibrës", Basha: PD ka

"Ti japim fund izolimit të Dibrës", Basha: PD ka