Greqi: Një i tretë masakroi familjen shqiptare e tentoi të fshihte kufomat. Burrë e grua u vranë, fëmijët u mbytën

Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin e rëndë të ndodhur në një familje shqiptare dhe që shokoi tërë shoqërinë.

Policia ka përjashtuar dy pistat e para se autori i krimit të tmerrshëm të ishte babai i vdekur dhe as ish partneri i gruas dhe po kërkon një person të tretë.

Mediat greke shkruajnë se policia ka në dispozicion të dhëna të reja nga ambientet e shtëpisë së Andravidës ku u gjetën të vrarë të mërkurën në mbrëmje babai 32-vjeçar, nëna 37-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre të mitur

Armando dhe Maria Kloci dhe dy nga tre fëmijët e tyre të mitur janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre mbrëmjen e 3 marsit në Andravidë të Ilisë.

Katër anëtarët e familjes janë vrarë në mënyra të ndryshme. Dy fëmijët janë mbytur, ndërsa çifti dyshohet se janë vrarë me armë.

I vetmi i mbijetuar i masakrës është fëmija i parë, 11 vjeç, pasi ishte larg shtëpisë. Mësohet se është personi që ka gjetur nënën, vëllanë dhe motrën, 6 dhe 2 vjeç, të mbuluar me gjak dhe ka kërkuar ndihmë.

Policia ka dyshime se autori mund të jetë një i njohur i njërit prej të dy prindërve, shkruajne mediat greke.

Sipas informacioneve të gazettes greke “Patris”, autori ka transportuar trupat e çiftit dhe një fëmijë në oborrin e shtëpisë, ku i ka ngarkuar në një trajler për të zhdukur gjurmët e tyre, por nuk ka arritur të përfundojë planin pasi diçka duket se e ka trembur dhe ka ikur.

Ndërkohë Foshnja u gjet e pajetë në krevat

Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara. 

Djali 11 vjeçar kur ka parë skenën tragjike ka marrë në krah fëmijën dhe ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Greqi: Një i tretë masakroi familjen shqiptare e tentoi të