Vrasja e familjes shqiptare, shtëpia e tyre pa energji, autori i krimit kishte zënka të vazhdueshme me ta

Policia greke ka identifikuar autorin e krimit makabër në Greqi i cili vrau 4 anëtarët e familjes shqiptare. Banorët thonë se autori i dyshuar kishte pasur zënka të vazhdueshme me familje Kloci.

Autoritetet helene kanë identifikuar autorin e krimit makabër që la të vdekur 4 anëtarët e familjes shqiptare në Adhravidha të Greqisë.

Sipas policisë lokale, autori i krimit është një banor i zonës i cili sipas rezidentëve kishte pasur konflikte të vazhdueshme me çiftin e bashkëshortëve Armando dhe Maria Kloci 30 dhe 35 vjeç.

Sipas banorëve të zonës, problemet mes çiftit të bashkëshortëve dhe vrasësin e dyshuarve të tyre ishin disa transaksione parash të vonuara.

Misterioz është fakti që shtëpia ku humbën jetën katër anëtarët e familjes shqiptare ishte pa energji elektrike.

Kujtojmë që rreth pasdites së të mërkurës çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët e tyre të mitur u gjetën të pajetë nga fëmija i tretë i familjes.

Vrasja e familjes shqiptare, shtëpia e tyre pa energji, autori i krimit